Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar gjatë protestës

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Policia e Shtetit bëri të ditur sot se gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e thirrur nga opozita, 11 punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar si pasojë e hedhjes së bombave molotov dhe mjeteve piroteknike nga protestuesit.
Sipas njoftimit të Policisë, efektivët e dëmtuar po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet nga shërbimet përkatëse.
Policia infromoi se grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë.
“Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie. Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre”, deklaroi Policia.
Pamje nga protesta e opozitës,foto: Andrin Hoxha & Florian Abazaj 1 nga 7/r.e/ /a.g/