E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia zbardh detaje për krimin në familje në Fier

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një burrë i moshuar dyshohet se ka vrarë gruan e më pas veten.

Sipas njoftimit të Policisë Fier, rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman (Roskovec) dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., 75 vjeçe, brenda banesës, dhe më pas ka vrarë veten.

Policia e Qarkut Fier njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›