E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi prinderit sajoi skenen e grabitjes

TROPOJEuml - 16-vjecari inskenon nje skene vjedhjeje nga frika e prinderve zbulohet pas nje muaji nga policia. Grupi hetimor i komisariatit te policise se rrethit te Tropojes ka zbardhur dje nje ngjarje te ndodhur nje muaj me pare ne lagjen Dardania te qytetit te Bajram Currit.
Policia beri me dije se 16-vjecari XH.Gj. ka pranuar se ka inskenuar nje grabitje nga frika e prinderve te tij pasi u kishte vjedhur 110 paund 5000 leke dhe me pas duke vetplagosur veten per ta bere ngjarjen sa me te besueshme.
Ngjarja e rralle ka ndodhur pak jave me apre kur 16-vjecari ka bere denoncimin se ne banesen e shtetasit Gezim Gjocaj kishin hyre dy persona te paidentifikuar dhe ne tentative per te marre nje shume lekesh jane perplasur me djalin e shtepise duke e plagosur me mjete prerese.
Nderkohe nga kqyrja e vendit te ngjarjes rezultoi se ne nje dollap ne nje nga mjediset e shtepise kishin qene 220 paund dhe 20.000 leke. Nga grabitesit eshte arritur te merren 110 paund dhe 5.000 leke ndersa pjesa tjeter eshte lene siper rrobave. Per kete ngjarje ishin shoqeruar ne mjediset e komisariatit edhe 10 persona ndersa me pas ka rezultuar se e gjithe ngjarja ishte e inskenuar nga vete djali 16 vjecar i shtepise. Ndaj 16-vjecarit ka nisur ceshtja penale per kallezim te rreme per vjedhjen e baneses.

aq/atsh/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›