E Diel, 1 Nëntor 2026

Porti i Durrësit, mbi 271 mijë tonë mallra të përpunuara gjatë janarit

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Gjatë muajit janar të këtij viti në katër terminalet portuale u përpunuan mbi 271 mijë tonë mallra dhe u trajtuan 30 anije tregtare, duke konfirmuar një ecuri të qëndrueshme të aktivitetit portual. Autoriteti Portual Durrës informoi sot se terminali i kontejnerëve regjistroi 17,944 TEU, me një rritje prej 24%, ndërsa tonazhi i mallrave të kontejnerizuara u rrit me 45% krahasuar me janarin 2025. Sipas APD-së, në të njëjtën periudhë, u përpunuan mbi 61 mijë pasagjerë (+13%) dhe 21,481 mjete, duke reflektuar rritje të flukseve në transportin detar. Porti i Durrësit vijon të luajë një rol kyç në mbështetjen e tregtisë dhe lëvizjes së udhëtarëve, duke garantuar operacione të qëndrueshme dhe efikase. /k.s/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›