Portofoli i kredisë konsumatore arrin 107,6 miliardë lekë, rritje 18,6% në 2025

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Kredia konsumatore vazhdon të mbështesë konsumin privat, duke shënuar një rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2025.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vlera e kredisë konsumatore të dhënë gjatë vitit arriti në 56 miliardë lekë, 18,6% më shumë krahasuar me vitin 2024.
Kreditë konsumatore përfshijnë financim me këste, paradhënie bankare dhe overdrafte të individëve, kryesisht në monedhën vendase, me rreth 88% të kredisë së re në lekë.
Kjo kreditim shfrytëzohet kryesisht për blerjen e pajisjeve elektronike, elektroshtëpiake, mobilieve, automjeteve dhe produkteve të tjera për konsum.
Në fund të vitit 2025, portofoli total i kredisë konsumatore arriti vlerën e 107,6 miliardë lekëve.
/e.xh/j.p/r.e/