Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi: Përgjegjësi e madhe në shërbim të sigurisë kombëtare

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi u betua sot para Presidentit Bajram Begaj, në një ceremoni të posaçme të zhvilluar në Pallatin e Brigadave.
Pas ceremonisë së betimit, ministri Nufi e cilësoi detyrën e re përgjegjësi të madhe në shërbim të sigurisë kombëtare dhe interesave të vendit.
Nufi theksoi se rrugëtimi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me efektivët e Forcave të Armatosura dhe me të gjithë punonjësit e aparatit të Mbrojtjes.
“Një rrugëtim krah për krah me njerëzit në uniformë dhe me të gjithë ata që shërbejnë çdo ditë në aparatin e Mbrojtjes, me përkushtim, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë detyre ndaj Atdheut”, – u shpreh ministri i Mbrojtjes
Pas ceremonisë së betimit, ministri i Mbrojtjes së bashku me 6 ministrat e tjerë të votuar nga Parlamenti morën sot zyrtarisht detyrën.
1 nga 2/gj.m/j.p/