E Hënë, 2 Nëntor 2026

Posedonte dy qese plastike me lëndë narkotike për ta shitur, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

Një 43-vjeçar nga Lezha, i cili posedonte dy qese plastike me lëndë narkotike kanabis për ta shitur në doza është arrestuar.

Në pranga ka rënë shtetasi R.S, njoftoi policia.

Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit policia gjeti dhe sekuestroi dy qese plastike më lëndë narkotike kanabis të cilën do ta shiste në doza.

Shtetasi R.S akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›