E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga ne Angli per drogei merren 650 mije euro pasuri

FIER- Pasuria ne vlere 650 mije euro e famijlareve te nje 29 vjecari i cili eshte arrestuar ne Angli si anetar i nje grupi kriminal eshte sekuestruar dje ne kuader te operacionit te koduar Lotari e rreme.

Gjate nje hetimi intensiv eshte rezultuar se Fatos Hamzaraj per nje periudhe prej rreth tre vjetesh te ardhurat e perfituara ne menyre te paligjshme nga trafiku i lendeve narkotike i kishte transferuar tek familjaret e tij ne Shqiperi permes transfertave bankare dhe kesh. Keta te fundit jane mundur ti justifikojne si para te ligjshme dhe ti investojne ne biznese bar kafe karburant apartamente palester etj- thuhet ne njoftimin per shtyp te policise.

PASTRIMI I PARAVE
Aktualisht 29 vjecari ndodhet i arrestuar ne Angli si pjese e nje grupi te strukturuar kriminal me tendencen e trafikut te lendeve narkotike.
Ndersa ne Shqiperi ndaj Fatos Hamzaraj eshte regjistruar Procedimi Penal nr. 322 i vitit 2011 per vepren penale Pastrim i produkteve te Vepres Penale parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga Gjykata e rrethit Gjyqesor Fier eshte vendosur masa e sekuestros per pronat dhe llogarite bankare te ketij shtetasi dhe familjareve te tij.

Gjykata kishte dhene vendim per sekuestro te pronave dhe llogarive bankare te nenes se 29 vjecarit Teferi Nuri Hamzaraj 60 vjece banuese ne Cakran te Fierit si dhe te familjareve te saj. Sektori kunder Pastrimit Parave ne Departamentin Kunder Krimit Organizuar dhe Krimeve te Renda ne Policine e Shtetit ne bashkepunim me Drejtorine e Policise se Qarkut Fier dhe Njesine e Perbashket Hetimore Task-Force ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Fier ekzekutoi vendimin gjyqesor.

PRONAT E SEKUESTRUARA
- Nje apartamenti me siperfaqe 120 meter katrore ne qytetin e Fierit prone e shtetases Teferi Hamzaraj
- Nje siperfaqe trualli 782 meter katrore ne komunen Cakran
- Nje pike karburanti ne komunen Cakran me siperfaqe 150 meter katrore
- Disa garazheve
- Nje palester
- Bar Kafe
- Si dhe te gjitha pajisjeve te ndodhura ne keto aktivitete

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›