Pranga në Uruguaj bosit të “Popullit”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Ka përfunduar në pranga, 11 vjet pasi u marrë miliona lekë shqiptarëve, bosi i firmës piramidale “Populli”. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se është arrestuar në Uruguaj Bashkim Driza, presidenti i piramidës financiare “Populli” që njihet si një ndër kompanitë mashtruese më të mëdha në vendin tonë. Të njëjtat burime konfirmuan se 50-vjeçari, i lindur në Fier dhe banues zyrtarisht në Tiranë, është arrestuar pas kërkesës së Interpol Tiranës.
Arrestimi
Policia Uruguajane ka vënë në pranga për llogari të drejtësisë shqiptare Bashkim Drizën. Pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar të këtij shtetasi është mbajtur korrespondencë e vazhdueshme me Interpol Santiagon-Kili, Interpol Montevideon-Uruguaj dhe Interpol Santo Domingon - Republika Dominikane. E gjitha kjo pasi Bashkim Driza njihej nga ana e tyre, sepse ishte i pajisur me pasaportë uruguajane dhe dominikane, si dhe kishte lëvizur nga Uruguaji dhe Kili për në Republikën Domenikane dhe anasjelltas. “Me mesazhin e datës 22 shtator 2008, jemi informuar nga Interpol Montevideo se Bashkim Driza është arrestuar në Uruguaj, dhe se aktualisht është në “arrest shtëpie”, si dhe është kërkuar dërgimi i dokumenteve në rrugë diplomatike”,- konfirmoi Policia e Shtetit. Ajo shtoi se nga ana e Interpol Tiranës ky mesazh i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë, për të bërë të mundur dërgimin e dokumentacionit në rrugë diplomatike pranë autoriteteve uruguajane, për ndjekjen në vazhdimësi të procedurave për ekstradimin e shtetasit Bashkim Driza.
Dënimi
Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr. 442, datë 18 qershor 2002, e ka dënuar Drizën me 16 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “ Mashtrimit në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 143 dhe 25 të Kodit Penal Shqiptar.
Sipas vendimit të gjykatës, Bashkim Driza, gjatë viteve 1996-1997, në bashkëpunim me persona të tjerë ka krijuar fondacionin “Populli”, dhe përmes kësaj veprimtarie ai ka mashtruar 304 240 shtetas, në shumën 870 milionë lekë.
Dënimet për ish-bosët e piramidave
Vehbi Alimuça - Në mars 2001 Gjykata e Shkallës së Parë e dënon me 25 vjet, në dhjetor të po të të njëjtit vit Gjykata e Apelit jep 20 vjet burg.
Shemsie Kadria - Në janar të vitit 2001, Gjykata e Shkallës së Parë jep 17 vjet burg, në qershor 2001 Gjykata e Apelit e lë në fuqi.
Fitim Gërxhalliu - Në janar të vitit 2001 Gjykata e Shkallës së Parë jep 20 vjet burg, në qershor të po atij viti Gjykata e Apelit 11 vjet burg.
Gani Kadria - Në janar të vitit 2001 Gjykata e Shkallës së Parë jep 20 vjet burg, Gjykata e Apelit 10 vjet burg.
Maksude Kadena - Në shkurt 2001 Gjykata e Shkallës së Parë jep 5 vjet burg.
Bashkim Driza - Në muajin korrik të vitit 2002, Gjykata e Shkallës së Parë e dënon me 16 vjet burg.
Arben Qepeni - Në muajin korrik të vitit 2002, Gjykata e Shkallës së Parë e dënon me 12 vjet burg.
Ferdinand Kamberi - Në muajin nëntor 2002, Gjykata e Shkallës së Parë e dënon me 18 vjet burg.
Mustafa Leka - Në vitin 2002 Gjykata e Shkallës së Parë jep 20 vjet burg.
Lefter Cenaj - Në shkurt 2003 Gjykata e Shkallës së Parë jep 10 vjet burg.
Shoqëritë që u kthyen në piramida
Shoqëria "M. Leka", Mustafa Leka
Shoqëria "Silva", Pëllumb Shehu
Shoqëria "Global Foods", Gani Shehu
Shoqëria "Cenaj & Co", Lefter Cenaj
Shoqëria "Kamberi sh.p.k.", Ferdinand Kamberi
Shoqëria "VEFA Holding", Vehbi Alimuçaj
Shoqëria "Gjallica", Shemsie e Gani Kadria, Fitim Gërxhalliu
Shoqëria "Populli", Bashkim Driza, Adem Qepeni
Shoqëria "Xhaferi", Rrapush, Liman dhe Asllan Xhaferi
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008