Gjykata, “arrest me burg” ndaj pesë të akuzuarve për trafik armësh
Autori i Lajmit: red.
Pesë të arrestuarit e operacionit policor “Alberta”, të cilët akuzohen për "trafik armësh", do të qëndrojnë të izoluar në paraburgimin e Tiranës deri në përfundim të hetimeve të hapura ndaj tyre nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Burime nga organi i gjyqësorit bëjnë të ditur se Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesë të organit të akuzës, caktoi të mërkurën masën e "arrestit me burg" për shtetasit Musatafa Gashi, Edmond Kajo, Marjus Buda, Florenc Mezini dhe Nertil Fejzullau. Këta persona u arrestuan para disa ditësh në Fushë-Krujë, duke transportuar me dy makina, 15 armë zjarri të llojit pistoletë tip "Minibloë" dhe "Zastava" si dhe 120 copë fishekë, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Sipas të dhënave hetimore të siguruara nga Prokuroria, dyshohet se të arrestuarit janë pjesë e një rrjeti të trafikut të armëve dhe municioneve luftarake Shqipëri- Kosovë. Hetuesit e çështjes mendojnë se në këtë linjë trafiku janë përfshirë edhe të tjerë persona.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008