“Prania Besnike”, Rama: Të premte në orën 17:00 dëgjesa me qytetarët në të gjithë Shqipërinë

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ “Prania Besnike”, nisma e re e qeverisë e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, zhvillohet çdo të premte në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë, me fokus dëgjimin dhe adresimin e problematikave të qytetarëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, ka kujtuar takimin e radhës të “Pranisë Besnike”, i cili do të zhvillohet nesër në të gjithë vendin, duke nisur nga ora 17:00.
Takimet zhvillohen pa kamera, pa fotografi të pjesëmarrësve, pa fjalime dhe pa debate, ndërsa përfaqësuesit mbajnë shënim ankesat, kërkesat, shqetësimet, idetë dhe propozimet e qytetarëve.
Problematikat e ngritura gjatë dëgjesave u përcillen zyrtarisht institucioneve përgjegjëse përmes deputetëve, me qëllim që qytetarët të marrin përgjigje për çështjet e paraqitura. Pjesë e “Pranisë Besnike” do të jenë dhe ministrat.
Kryeministri RAma ka thënë se “Prania Besnike” nuk është një mbledhje, por një dëgjesë individuale ku synohet që problemet e qytetarëve të dëgjohen, të shënohen dhe të adresohen pranë institucioneve përgjegjëse.
/e.xh/a.f/r.e/