E Diel, 1 Nëntor 2026

Shehu Bamir Topi nukmerr asnje vote nga PD

Te tjera rreth shkrimit Topi President nese voton populli Ish-kreu i Partise Demokratike njeheresh dhe deputet i kesaj partie Tritan Shehu eshte shprehur i sigurte se partia e re qe mund te krijohet nga presidenti aktual Bamir Topi nuk merr asnje vote nga PD. Nje siguri te tille Shehu e mbeshtet ne faktin se PartiaDemokratike ne tere keto vite ne qeverisje ka treguar se i mban premtimet e saj per te ndryshuar vendin dhe per ta perafruar ate me vendet me tezhvilluara evropiane.

I pyetur per partine e re te qendres se djathte e cila do te startoje ne fillim te vitit te ardhshem ne spektrin e politikes shqiptare ish-kreu demokrat ka deklaruar se cdo njeri ka te drejten legjitime dhe kushtetuese per te bere nje parti per te pretenduar te thithe sa me shume vota dhe per te qene prezente sipaspeshes se perfituar ne sfidat elektorale ne spektrin politik shqiptar. Por per te asnje parti politike e cfaredo spektri politik qofte nuk e pengon Partine Demokratike te fitojezgjedhjet parlamentare te radhes.

Partia Demokratikeme keto parti te fuqishme me te cilat eshte ne aleance dhe me te cilat ka fituar zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 per nje mandat te dyte qeverises zgjedhjet me te funditvendore te 8 majit do te fitoje dhe zgjedhjet e vitit 2013 per te drejtuar vendin dhe per nje mandat te trete qeverises ka qene deklarata e djeshme e Shehut.

Nje deklarate e cila ka ardhur si reagim ndaj intervistes se Presidentit aktual Bamir Topi ne nje media dy dite me pare teksa eshte shprehur se duke qene nje mesfushor ne politike do te zoteroje qendren e djathte te spektrit politik shqiptar vend te cilin qe ne vitin 1990 e pretendon Partia Demokratike aktualisht ne pushtet. Njeheresh besimin e tij ne nje
fitore te rendesishme ne sfiden elektorale te radhes me 2013 ku tashme perballe pervec PS dhe aleateve te sajk te majte dhe te djathte ka dhe partine me te re te kryesuar nga presidenti aktual Topi Shehu e mbeshtet ne faktin se gjate ketyre viteve te qeverisjes semazhorances se djathte rezultatet kane qene te prekshme.

Per te qene korrekte Partia Demokratike eshte nje parti e qendres se djathte dhe kjo shprehet jo vetem ne programin dhe grupet qe e mbeshtesin ate qe jane teresisht te qendres se djathte por dhe reformat e djathta qe ka aplikuar reforma qe kane garantuar ecjen e vendit perpara ne rrugen e zhvillimit dhe te integrimit ne strukturat euroatlantike dhe ne Bashkimin Evropian ka deklaruar Shehu.

Per te cilin PD si nje parti e qendres se djathte eshte nje anetare aktive ne te gjitha organizmat e djathta evropiane me kryesori ne ate te Partive Popullore Evropiane te cilat jane ne mazhorance ne Evrope por dhe kane dhene nje ndihmese te madhe per Shqiperine shqiptaret dhe PDne. Shehu ka kembengulur ne qendrimin e tij se PD-se asnje parti tjeter sia ze vendin ne qendren e djathte te spektrit politik shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›