E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prej 5 ditësh në spital, Papa Françesku vizitohet nga Meloni, kryeministrja: Nuk e ka humbur sensin e humorit

Papa Françesku ndodhet prej 5 ditësh i shtruar në spitalin Gemelli në Romë.

Ai është diagnostikuar me bronkit. Besimtarët mblidhen jashtë spitalit duke lënë shënime dhe urime, ndërsa fëmijët nga njësia e onkologjisë pediatrike të spitalit kanë dërguar vizatime dhe kartolina urimi.

Në të njëjtën kohë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni shkoi në spitalin Gemelli ku vizitoi Papën.

Meloni i uroi shërim të shpejtë në emër të qeverisë dhe të gjithë Kombit.

“Jam e lumtur që e gjej vigjilent dhe të përgjegjshëm. Bëmë shaka si gjithmonë. Ai nuk e ka humbur sensin e humorit”, theksoi ajo.

Papa u shtrua në spital të premten pasi përjetoi vështirësi të dukshme në frymëmarrje gjatë daljeve publike.

Diagnoza e pneumonisë u konfirmua të martën, pas një skanimi të gjoksit dhe Vatikani njoftoi se kërkohej mjekim shtesë.

Kjo është hera e katërt që Papa shtrohet në spital që kur mori drejtimin e Kishës Katolike Romake në vitin 2013.

Papa i është nënshtruar disa operacioneve, duke përfshirë operacionin e barkut në vitin 2021 dhe atij për hernien në vitin 2023./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›