E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenca e Kosovës: Albulena Haxhiu do të presë nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu do të nisë ditën e nesërme konsultimet zyrtare me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas njoftimit të Presidencës, në orën 15:00, Albulena Haxhiu do të presë në takim konsultativ përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve.

“Në orën 15:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu pret në takim konsultativ partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Gjithashtu, nesër paradite Ushtruesja e Detyrës së Presidentes do të bëjë homazhe në disa varreza dëshmores ku në orën 09:50  do të mbajë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gllobar; në orën 10:15, homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Verboc; në orën 10:45, homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Shtuticë dhe në orën 11:15 do të mbajë homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë.

Konsultimet e nesërme vijnë pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit më 4 prill 2026, duke e lënë Albulena Haxhiun (kryetare e Kuvendit) si ushtruese të detyrës së presidentes.

Sipas Kushtetutës, pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, vendi shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme. Data më e përmendur si e mundshme nga analistët është fundi i majit ose fillimi i qershorit 2026.

Ky takim pritet të jetë vendimtar për të përcaktuar datën zyrtare të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›