Presidenti Begaj pret ministrin Balla, bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional

Presidenti Bajram Begaj priti të premten në një takim në Presidencë, ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
Lajmin e bëri të ditur ministri Balla, i cili ndau një foto nga takimi me kreun e Shtetit.
zoti Balla informoi se takimi me Presidentin Begaj u fokusua mbi bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinsitucional.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori zyrtarisht detyrën në 31 korrik. Më herët ai mbajti për 1 vit pozicionin e Ministrit të Brendshëm.
/ rtsh.al /