Presidenti Topi dekreton disa ndryshime në dekretin nr. 5351, datë 11.06.2007.
D E K R E T
PËR
DISA NDRYSHIME NË DEKRETIN NR. 5351, DATË 11.06.2007 “PËR KRIJIMIN E SEKSIONEVE TË VEÇANTA PENALE PËR GJYKIMIN E TË MITURVE PRANË GJYKATAVE TË RRETHEVE GJYQËSORE”
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 13, pika 4, të Kodit të Procedurës Penale, me propozim të Ministrit të Drejtësisë,
D E K R E T O J
Neni 1
Të krijohen seksionet e veçanta penale për gjykimin e të miturve, pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, si më poshtë:
- Paragrafi 1, i nenit 1 të Dekretit ndryshohet si më poshtë:
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila do të shtrijë veprimtarinë në rrethet Tiranë, Krujë, Kurbin, Mat, Bulqizë dhe Dibër.
- Paragrafi 3, i nenit 1 të Dekretit ndryshohet si më poshtë:
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila do të shtrijë veprimtarinë në rrethet Shkodër, Lezhë, Mirditë, Malësi e Madhe, Pukë, Tropojë, Kukës dhe Has.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 5559
Tiranë, më 27.12.2007
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI