E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm nr. 5523, dt.22.11.2007.

DEKRET PËR SHKARKIMIN E PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM

Në mbështetje të nenit 93 dhe 149, pika 2 të Kushtetutës, me propozim të Kuvendit,

D E K R E T O J

Neni 1

Shkarkimin nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm, të z. Theodhori Sollaku, për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksionit të tij.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i dekretit 5523
Tiranë më 22 Nëntor 2007

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›