E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi do të marrë pjesë në Samitin IV Ekonomik për Europën Juglindore në Dubrovnik.

22 nëntor 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar nga Presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiç, do të marrë pjesë në Samitin IV Ekonomik për Europën Juglindore, që do të mbahet në Dubrovnik në datat 22-23 nëntor 2007 e ku do të marrin pjesë krerët e shteteve të rajonit ballkanik.

Kryetari i Shtetit do të marrë pjesë në panelin “Marrëveshja e tregtisë së Lirë për Europën Qendrore:efektet, sfidat dhe perspektivat”

Presidenti i Republikës do ketë takime dypalëshe me homologë pjesëmarrës në këtë Samit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›