E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti Topi ngushëllon familjarët e Bujar Muharremit.

9 maj 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ngushëllon familjarët e gazetarit Bujar Muharremi për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta.

“Me dhimbje mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë Bujar Muharremi.

Në këto momente të trishtueshme kujtojmë gazetarin e palodhur që i jepte zë analizave të shumta për rajonin e veçanërisht për Kosovën, një pasion e detyrë që e thelloi më tej duke shërbyer në misionin tonë në Prishtinë.

Më lejoni të ndaj me ju ngushëllimet më të sinqerta e t’ju gjendem shpirtërisht pranë në këtë moment dhimbje për humbjen e pazëvendësueshme të njeriut tuaj të dashur”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›