Presidenti Topi priti bamirësin shqiptar Et’hem Ramadani.

9 maj 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot bamirësin shqiptar Et’hem Ramadani, themeluesin dhe drejtuesin e firmës “Salbatring”, me qendër në Slloveni dhe filiale të saj në Kosovë dhe Shqipëri.
Në këtë takim, z. Ramadani shoqërohej nga regjizorja e mirënjohur Vera Grabocka, aktualisht dhe producente e programit “Me shumë dashuri”, ku z. Ramadani ishte i ftuar në një mbrëmje speciale bamirësie për të prekurit nga ngjarja tragjike e Gërdecit; nga prezantuesja e programit Alketa Vejsiu dhe nga Uran Deliu, ish-banor i Gërdecit. Z. Deliu humbi në ngjarjen tragjike të 15 marsit të këtij viti në Gërdec djalin e tij Flavio, bashkëshorten shtatzënë Liljanën, vëllain Jetmir dhe prindërit.
Në një bashkëbisedim të përzemërt, Presidenti Topi çmoi kontributin e madh të z. Ramadani në shërbim të familjeve, të cilat humbën ç’ka ishte më e shtrenjtë për ta, disa prej tyre edhe njerëzit më të dashur duke I lehtësuar dhimbjen nëpërmjet ofrimit të një shume prej 60 mijë eurosh dhënë Bashkisë Vorë dhe 40 mijë euro familjes Deliu. Kryetari i Shtetit vuri në dukje vlerat e rralla humane të mirëkuptimit, solidaritetit, mbështetjen njerëzore që ne shqiptarët i ruajmë si traditë dhe i dëshmojmë edhe në raste të tilla tragjike. Presidenti u shpreh se dhe akti i bamirësisë së z. Ramadani është një tregues konkret i këtyre vlerave, por edhe një mesazh pozitiv dhe inkurajues për të gjithë shoqërinë.
Kreu i shtetit vlerësoi njëkohësisht edhe programin “Me shumë dashuri” ideatorët e drejtuesit e tij, duke e konsideruar këtë emision si tepër njerëzor dhe ndërgjegjësues për publikun shqiptar duke reflektuar mirësi dhe bamirësi për njerëzit në nevojë.
Nga ana e tij, z. Ramadani shprehu mirënjohjen e thellë për këtë pritje të rezervuar nga Presidenti i Republikës, kujdesin e të cilit e vlerësoi lart jo vetëm si Institucion, por edhe nga ana njerëzore, duke premtuar se aktivitetin e tij bamirës do ta vazhdojë edhe më tej në traditën e vyer të kombit tonë.