Presidenti Topi do të marrë pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë të Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë.
2 qershor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i shoqëruar nga Zonja e Parë Teuta Topi, do të kryesojë delegacionin zyrtar shqiptar në Konferencën e Nivelit të Lartë të Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), që do të zhvillojë punimet në Romë (Itali), në datat 3-5 qershor.
Temë qëndrore e sesioneve të kësaj Konference është siguria ushqimore botërore si dhe sfidat e ndryshimit të klimës dhe bioenergjisë. Në ditën e parë të punimeve, Kryetari i Shtetit do të mbajë një fjalë, gjatë së cilës ndër të tjera do të përqendrohet tek situata dhe sfidat e Shqipërisë në kuadrin e këtyre zhvillimeve mbarëbotërore.
Gjithashtu, Presidenti Topi pritet të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, Presidentin e FAO-s, Zhak Diuf dhe homologun e tij italian, Giorgio Napolitano. Delegacioni zyrtar i Republikës së Shqipërisë i kryesuar nga Presidenti Topi ka në përbërje të tij Ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana dhe deputetët Rexhep Uka e Shkëlqim Hysa.