E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s.

17 tetor, 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të zhvillojë, në datat 18-19 tetor, një vizitë zyrtare në Shtabin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), në Bruksel (Belgjikë).

Kjo vizitë e parë zyrtare e Kryetarit të Shtetit jashtë vendit vjen në momentin, kur Shqipëria po vijon në rrugën e reformave të saj për integrim dhe është në pritje të Samitit të zgjerimit të NATO-s, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Bukuresht, ku vendi ynë shpreson të marrë ftesën e anëtarësimit në Organizatën e Atlantikut të Veriut.

Në këtë kuadër, Presidenti Topi do të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer, në përfundim të së cilit do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp. Presidenti Topi do zhvillojë një takim edhe me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, ndërsa do të mbajë një fjalë në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Bruksel.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›