E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i dërgon një mesazh ngushëllimi Presidentit të Kinës, Hu Xhintao, për viktimat e tërmetit tragjik.

14 maj 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Hu Xhintao, në të cilin shkruhet:

"Me hidhërim të thellë mësuam për fatkeqësinë natyrore shkaktuar nga tërmeti ditët e fundit në Republikën Popullore të Kinës, ku tragjikisht humbën jetën mijëra njerëz!

Më lejoni, Shkëlqesi, që për këtë ngjarje tragjike që tronditi gjithë popullin kinez, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh ngushëllimet më të thella e më të sinqerta, dhe nëpërmjet Jush, familjeve dhe të afërmve të viktimave!

Në këto ditë dhimbjeje për Republikën Popullore të Kinës, Shqipëria dhe populli shqiptar ndihen pranë Jush me urimin që kjo situatë të kapërcehet sa më lehtë."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›