E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i dorëzon Kupën e Shqipërisë 2008 në futboll ekipit të "Vllaznisë".

7 maj 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, ishte sot i pranishëm për të parë ndeshjen finale të futbollit, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë 2008, mes ekipeve “Tirana” dhe “Vllaznia”, që u zhvillua në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” në qytetin e Elbasanit.

Në përfundim të lojës, e cila përcolli për shikuesit emocione të forta sportive, Presidenti Topi i dorëzoi kupën e fitores ekipit të “Vllaznisë” së Shkodrës, duke i përgëzuar përzemërsisht lojtarët dhe stafin e tyre trajnues dhe drejtues për fitoren e merituar 2-0 ndaj ekipit kryeqytetas.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›