Presidenti Topi merr mbështetjen e Austrisë për integrimin e vendit në BE.

2 maj 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi mori pjesë sot në punimet e Samitit të 15-të të Kryetarëve të Shteteve të Evropës Juglindore dhe Qendrore, që po mbahet në Ohër, të Maqedonisë. Gjatë këtij Samiti, Kreu i shtetit shqiptar takoi dhe zhvilloi bisedime me Presidentin Federal të Republikës së Austrisë, Hajnc Fisher.
Zhvillimi dhe konsolidimi i mëtejshëm i marrëdhënieve shumë të mira midis dy vendeve ishte tema ku u përqendrua biseda mes dy personaliteteve të larta. Presidenti Topi shprehu mirënjohjen e shtetit shqiptar për mbështetjen e vashdueshme, që Austria i ka dhënë Shqipërisë në procesin e saj integrues në Bashkimin Evropian dhe në strukturat e NATO-s.
Në vijim të bisedës, Kryetari i Shtetit bëri një panoramë të plotë dhe komplekse të zhvillimeve më të rëndësishme në Shqipëri, në drejtim të realizimit të reformave kyçe, që synojnë arritjen dhe sa më të shpejtë dhe efikase të standardeve të larta dhe integruese për vendin. Duke u përqendruar kryesisht në reformat për ngritjen e një sistemi gjyqësor të besueshëm, funksional, të konsoliduar dhe të pavarur, Presidenti Topi vuri në dukje rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit me palën austriake dhe strukturat homologe të drejtësisë austriake. “Ky bashkëpunim”, - vlerësoi Presidenti, - “ka rezultuar shumë pozitiv në realizimin e projekteve të përbashkëta, sidomos në kuadrin e projektit të BE-së “EURALIUS”, që i asiston sistemit shqiptar të drejtësisë dhe që kryesohet tërësisht nga Austria”. Vlerësues është shprehur Presidenti Topi edhe për angazhimin ekonomik austriak në Shqipëri, nëpërmjet projekteve të ndryshme në fushën e energjetikës, infrastrukturës, sidomos asaj të furnizimit me ujë të pijshëm, në sektorin bankar, të financave, në spektrin artistik, kulturor etj., duke nxitur vijimin e mëtejshëm të këtij angazhimi.
Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet më të rëndësishme në rajonin e Ballkanit. Presidenti Topi vlerësoi angazhimin e shtetit austriak për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe proçesin e integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE.
Ndërsa, Presidenti austriak Fisher vlerësoi hapat e rëndësishëm përpara të Shqipërisë për integrimin në BE dhe në NATO, duke përshëndetur edhe një herë ftesën që Shqipëria mori në Samitin e Bukureshtit për anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut. Z. Fisher shprehu vullnetin e shtetit austriak për të vijuar mbështetjen për vendin tonë në proceset integruese në familjen e madhe evropiane.
Në mbyllje të takimit, Presidenti Topi i parashtroi edhe njëherë Presidentit Fisher dëshirën e palës shqiptare për realizimin e një vizite zyrtare në vendin tonë, në një kohë sa më të afërt.