Presidenti Topi dhe Presidenti çek Klaus, shprehin vullnetin për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe.

2 maj 2008
Ohër,
Maqedoni
Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një takim me Presidentin e Republikës çeke, Vaclav Klaus.
Në këtë takim, Presidenti Topi shprehu vlerësimin për mbështetjen dhe
angazhimin e Çekisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe për gatishmërinë e institucioneve çeke për të ofruar përvojën e tyre në këtë drejtim.
Dy Presidentët nënvizuan në këtë takim nivelin e mirë të marrëdhënieve politike mes Shqipërisë dhe Çekisë, në të njëjtën kohë shprehën vullnetin për intesifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përmirësimin më të shpejtë të marrëdhënieve ekonomike. Presidenti Topi vuri në dukje se “me gjithë rritjen e vënë re vitet e fundit, në bashkëpunimin ekonomik dypalësh, ka ende për të bërë, po të kemi parasysh se tradicionalisht Çekia ka qenë një nga partnerët kryesorë ekonomikë dhe tregtar të Shqipërisë”. Gjithashtu, Kreu i shtetit shprehu interesimin e palës shqiptare për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, infrastrukturës, energjitikës, etj dhe nevojën e investimeve çeke në këto fusha.
Gjatë bisedës Presidenti Topi vlerësoi rolin konstruktiv dhe moderues të faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit dhe shprehu bindjen se njohja e pavarësisë së Kosovës është shumë e rëndësishme edhe për rajonin e më gjerë, si dhe për vetë sigurinë evropiane.
Kreu i shtetit ripërsëriti ftesën e bërë më parë Presidentit Klaus për të vizituar vendion tonë, për të cilën mori një përgjigje pozitive.
Ndërsa Presidenti çek Klaus u shpreh se Shqipëria e meritoi plotësisht ftesën për në NATO, vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur vendin tonë në përmbushjen e aspiratave të tij integruese duke ndarë edhe përvojën e vlefshme në këtë drejtim të Çekisë.