Presidenti Topi merr një mesazh ngushëllimi nga Presidenti maqedonas, Branko Cervenkovski.
17 mars 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë një mesazh ngushëllimi nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Branko Cervenkovski për ngjarjen tragjike të Gërdec, në të cilin thuhet:
“I nderuar zoti President,
Me hidhërim të thellë mora lajmin për tragjedinë e madhe të shkaktuar nga shpërthimi i depos së municioneve në rrethin e Tiranës dhe sinqerisht shpreh keqardhjen për të humburit dhe të lënduarit e shumtë në këtë fatkeqësi të madhe.
Zoti President, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim, Ju lutem t’u përcillni familjeve të viktimave ngushëllimet e thella për humbjen e tyre, ndërsa të lënduarve t’u përcillni urimin për shërim sa më të shpejtë!
Jam thellësisht i bindur se solidariteti dhe humanizmi do të ndihmojnë në zbutjen e pasojave të kësaj tragjedie.”