E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i dërgon një mesazh urimi Presidentes së Irlandës, Meri Mekalisi, për Festën Kombëtare.

17 mars 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgon një mesazh urimi Presidentes së Irlandës, Meri Mekalisi, me rastin e Festës Kombëtare.

“Festa Kombëtare e Irlandës, më jep kënaqësinë e veçantë, t'Ju përcjell Juve dhe nëpërmjet Jush popullit mik irlandez urimet e mia më të mira!

Duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për mbështetjen që Irlanda i ka dhënë e vazhdon t’i japë Shqipërisë për integrimin në familjen euro-atlantike, si edhe për radhitjen e Irlandës ndër vendet e para që njohën shtetin e ri të Kosovës, më lejoni, Shkëlqesi, të ripohoj edhe një herë vullnetin e Shqipërisë për zhvillimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›