E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi merr një mesazh ngushëllimi nga Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solana.

17 mars 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi mori sot një mesazh ngushëllimi nga Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Havier Solana.

“I dashur President, i dashur mik,

U trondita dhe u pikëllova nga aksidenti tragjik në depon e municionit afër Gërdecit, ku shumë njerëz humbën jetën e tyre.

Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të ndiera për ju, për qeverinë shqiptare, për familjet e viktimave, si dhe për popullin e vendit tuaj.

Gëzoni simpatinë time të thellë dhe mendimet e mia në këtë periudhë të vështirë”, - thuhet në mesazhin e z. Solana.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›