Presidenti Topi ngushëllon familjarët e të ndjerit Ramazan Zyberi.
8 janar 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi një mesazh familjarëve të këngëtarit dhe artistit Ramazan Zyberi, në të cilin thuhet:
“Të dashur familjarë të Ramazan Zyberit,
Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të të shtrenjtit tuaj, Ramazan Zyberi. Për ne të gjithë, humbja e Xanit është një boshllëk që krijohet në traditën e vyer të këngëve të Shqipërisë së Mesme, të cilat ai i krijoi dhe i interpretoi me shpirtin dhe pasionin e tij karakteristik. Ato këngë na kanë shoqëruar nëpër gëzimet familjare dhe ato të jetës së përditshme duke edukuar breza të tërë me tingujt e mrekullueshëm të muzikës tonë autoktone.
Xan Zyberi do të mbetet i paharruar edhe për interpretimet e tij skenike duke merituar me të drejtë emërtimin si “pionier i komedisë shqiptare” me rolet e tij në Estradën e Shtetit dhe në Teatrin Kombëtar.
Ndaj me ju dhimbjen për humbjen e “Artistit të Merituar” dhe shpreh besimin se jo vetëm Tirana, por mbarë Shqipëria do t’i jetë përjetësisht mirënjohëse veprës dhe figurës së Ramazan Zyberit.”