Presidenti Topi uron Zotin Fatmir Sejdiu me rastin e rizgjedhjes si President i Kosovës.
9 janar 2008
Presidenti Topi pati sot një bisedë telefonike me Presidentin e ri të Kosovës Fatmir Sejdiu menjëherë pas rizgjedhjes së tij në detyrën e lartë nga Kuvendi i Kosovës.
Gjatë komunikimit telefonik, Presidenti Topi e ka uruar Presidentin Sejdiu për mandatin e ri, duke nënvizuar rëndësinë e këtij momenti për të ardhmen e Kosovës që ndodhet shumë pranë statusit të shumëpritur të pavarësisë së saj.
Të dy Presidentët kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë e të gjithanshëm në funksion të së ardhmes së përbashkët europiane të Shqipërisë e Kosovës.
Po sot Presidenti Topi i dërgoi këtë telegram urimi Presidentit të sapozgjedhur të Kosovës:
“I nderuar Zoti President,
I dashur mik,
Më lejoni që, në emër të popullit të Shqipërisë dhe timin personal, t’Ju uroj përzemërsisht për rizgjedhjen Tuaj si President i Kosovës dhe për suksese në këtë detyrë të lartë e fisnike!
Zoti President, momenti në të cilin Ju keni rimarrë këtë detyrë është shumë i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por për mbarë rajonin tonë. Populli kosovar ndodhet më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës së tij historike për të jetuar në një shtet të lirë, demokratik e të mëvetësuar, i përfshirë në rrjedhat bashkëkohore euroatlantike.
Jam i bindur se, me këtë zgjedhje, forcat politike dhe populli i Kosovës kanë dëshmuar ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, pjekurisë dhe vullnetit për drejtimin e shtetit të tyre të ri, drejt një të ardhmeje evropiane.
Shpreh bindjen time të thellë se, nën udhëheqjen Tuaj, hapat e fundit të procesit të gjatë të përcaktimit përfundimtar të statusit të Kosovës, do të kurorëzohen me pavarësinë e saj.
Me këtë rast, Ju siguroj se Shqipëria do të qëndrojë e palëkundur në mbështetje të vullnetit të popullit kosovar për pavarësinë dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera e miqësore që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Kosovës".