Presidenti Topi priti Ambasadorin e ri të Indonezisë në vendin tonë, Imanuel Inkirivang.

27 shkurt 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Indonezisë, Imanuel Inkirivang, i cili i paraqiti Letrat Kredenciale.
Presidenti Topi pasi i uroi mirëserardhjen dhe suksese në misionin e tij të rëndësishëm, i kërkoi Ambasadorit Inkirivang t’i përcjellë përshëndetjet e përzemërta Presidentit të Indonezisë Susilo Bambang Judhojono.
Kreu i shtetit i vlerësoi marrëdhëniet relativisht të reja mes Shqipërisë dhe Indonezisë, edhe pse larg gjeografikisht, duke vënë në pah nevojën për rritjen e nivelit të tyre në fushën politike dhe ekonomike si edhe kontakteve dhe shkëmbimit të vizitave në nivele të larta.
Presidenti Topi përshkroi reformat dhe sfidat integruese të Shqipërisë në drejtim të anëtarësimit në NATO dhe BE duke vlerësuar se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së një klime të re paqeje dhe qëndrueshmërie në Ballkan, i gjithë rajoni ynë ka si pikë referimi integrimin në strukturat euroatlantike.
Ambasadori Inkirivang, pasi falenderoi për mikpritjen dhe mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë vendit të tij në organizatat ndërkombëtare, i përcolli përshëndetjet e Presidentit Judhojono dhe ftesën për të vizituar Indonezinë. Ambasadori Inkirivang informoi Presidentin Topi se Indonezia është e interesuar për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale e bashkëpunimit, sidomos në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike duke synuar mirëqenien dhe begatinë e dy vendeve dhe popujve tanë si dhe duke ndarë së bashku të njëjtat qëllime për forcimit dhe ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajonet respektive.