Presidenti Topi priti Ambasadorin e ri të Sllovenisë, Alain Brian Bergant.

27 shkurt 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Sllovenisë, Alain Brian Bergant, i cili i paraqiti Letrat Kredenciale.
Presidenti Topi përcolli nëpërmjet Ambasadorit Bergant ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-president slloven, Janez Drnovsek duke vlerësuar lart rolin e tij jo vetëm në krijimin e shtetit slloven dhe shndërrimin e tij në një vend të zhvilluar anëtar të NATO-s dhe BE-së, por edhe në ruajten e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajonin tonë.
Kreu i shtetit, pasi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore me Slloveninë, shprehu besimin për intensifikimin e bashkëpunimit në shumë fusha me interes të ndërsjelltë midis vendeve tona. Duke parë me interes thellimin e dialogut politik me Slloveninë, Presidenti Topi shprehu dëshirën për t’u takuar me Presidentin e Sllovenisë, Dr. Danilo Turk në Tiranë, ose në Ljubljanë.
Duke vlerësuar Presidencën sllovene të radhës në BE për vitin 2008, Presidenti Topi shprehu bindjen se Sllovenia, duke mbështetur procesin e zgjerimit te BE-së, do t’i japë një hov të ri procesit integrues të vendeve të rajonit. Kreu i shtetit theksoi se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe mbizotërimit të një fryme të re në Ballkan, i gjithë rajoni ynë do të projektojë të ardhmen e sigurtë në familjen e madhe euroatlantike.
Kryetari i Shtetit, pasi falenderoi qeverinë dhe parlamentin slloven për ratifikimin e MSA-së me Shqipërinë, vlerësoi eksperiencën dhe asistencën e Sllovenisë në rrugën e procesit integrues të Shqipërisë në BE. Gjithashtu, Presidenti Topi vlerësoi mbështetjen e Sllovenisë për integrimin e vendit tonë në NATO dhe shprehu besimin për vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje në të ardhmen.
Presidenti Topi vuri në dukje interesin e vendit tonë për bashkëpunim dypalësh në fushën e ekonomisë, në fusha si nafta-energjitika, transporti, financa, turizmi, arsimi, kultura, shëndetësia etj., dhe e siguroi Ambasadorin e ri për mbështetjen e plotë të Institucionit të Presidentit gjatë ushtrimit të misionit të tij në vendin tonë.
Ambasadori Bergant vlerësoi lart marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, rolin pozitiv të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar si për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ashtu edhe për paqen e qëndrueshmërinë në rajon, duke shprehu mbështetjen e Sllovenisë për përmbushjen e sfidave integruese të Shqipërisë drejt NATO-s dhe më pas, Bashkimit Europian, pasi përparësia e Presidencës Sllovene të BE-s mbetet zhvillimi dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor.