Presidenti Topi priti Zëvendëskomandatin e Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, Gjeneral Lejtnantin Pirson.

28 mars 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë me rastin e ndërrimit të komandës së NATO-s në Shqipëri, Zëvendëskomandatin e Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, Gjeneralin Lejtnant Pirson, së bashku me Gjeneral Brigade, Dimitrov, i cili e merr detyrën dhe Gjeneral Brigade, Anastasios Rintis, i cili përfundoi mandatin njëvjeçar.
Kreu i shtetit dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë u uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re Gjeneral Brigade Dimitrovit dhe falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme e të gjithanshme të NATO-s dhënë vendit tonë. Presidenti i Republikës bëri një përshkrim të reformimit thelbësor të Forcave të Armatosura shqiptare, duke vënë në pah njëkohësisht edhe reformat e thella të ndërmarra në vend me konsensus të gjerë politik si ajo në gjyqësor, reforma e pritshme zgjedhore, lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Presidenti Topi theksoi mbështetjen e gjerë shoqërore prej gati 94% dhe atë të partive politike për hyrjen e Shqipërisë në NATO duke nënvizuar se kjo mbështetje, së bashku me gatishmërinë e përgatitjen profesionale dhe të guximshme të forcave tona paqeruajtëse në Irak, Afganistan e Bosnjë-Hercegovinë na bën të ndihemi të sigurt në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO në Samitin e Bukureshtit duke përmbushur kështu aspiratën e popullit shqiptar për t’u integruar në strukturat euro-atlantike.
Gjenerali Leitenant Pirson, pasi shprehu ngushëllimet për tragjedinë e Gërdecit, theksoi përshtypjet më të mira për ndryshimet dhe arritjet pozitive të Forcave të Armatosura shqiptare, për reformimin e plotë të tyre, duke vënë në dukje se Shqipëria, e cila ka vepruar prej kohësh si anëtare de facto e Aleancës së Atlantikut Verior, e meriton plotësisht nga ana ushtarake ftesën për anëtarësim nga Samiti i Bukureshtit.
Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa.