Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa bëri sot betimin para Presidentit të Republikës.

28 mars 2008
Sot në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të Ministrit të ri të Mbrojtjes, z.Gazmend Oketa. Pas ekzekutimit të hymnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dorëzoi Ministrit të Mbrojtjes, Oketa dekretin e emërimit, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme.
Të pranishëm ceremoninë e betimit të Ministrit të Mbrojtjes ishin Zëvendëskryetari i Kuvendit, Fatos Beja, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, Guvernatori i Bankës, Ardjan Fullani, Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, Kryetari i KLSH-së, Robert Çeku, Kryetarja e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë, Fatmira Laska, si dhe Drejtori i Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu dhe përfaqësues të tjerë të stafit të Presidentit.