Presidenti Topi ka nisur procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj për vendet vakant në Gjykatën e Lartë.
27 mars 2008
Drejtoria e Informimit Publik e Institucionit të Presidentit të Republikës bën të ditur se Kryetari i Shtetit ka nisur procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj për vendet vakant në Gjykatën e Lartë.
Njoftohen të gjithë personat e interesuar se afati fundit për të paraqitur kërkesën pranë Institucionit të Presidentit është data 10 prill 2008.
Presidenti Topi e vlerëson si mjaft të rëndësishëm këtë proces e veçanërisht transparencën e kësaj vendimmarrjeje për publikun.
Në funksion të këtij synimi, pas kësaj date, emrat e kandidatëve do të bëhen publikë dhe Presidenti i Republikës do të nisë konsultimet me grupet profesionale si dhe aktorët politikë.
I gjithë ky proces që rrjedh si një detyrim kushtetues i Kryetarit të Shtetit do jetë transparent e në respekt të ligjeve në fuqi e të standarteve të kërkuara.