E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi takon Kryetarin e ri të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Luis Maria de Puig.

23 janar 2008

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka qenë i pranishëm në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në Strasburg (Francë). Kryetari i Shtetit është pritur nga Kryetari ri i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Luís Maria de Puig dhe nga Sekretari i Përgjithshëm të Këshillit të Evropës z. Teri Davis.

Gjatë takimit me z. Luis Maria de Puig, Presidenti Topi ka vlerësuar punën pozitive dhe ndihmesën e Asamblesë Parlamentare dhe Këshillit të Evropës në përpjekjet e Shqipërisë për të realizuar reformat sipas standardeve. Kreu i shtetit e ka njohur z. de Puig me ecurinë e dy reformave kryesore në vend asaj në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Presidenti Topi përshkroi përpjekjet e Shqipërsië për integrim, daljen nga tranzicioni, bashkëpunimin e ditëve të fundit mes pozitës e opozitës dhe vuri në pah rolin moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon, sidomos për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pavarësinë e pritshme, të shpejtë e të merituar të saj duke patur si pikë referimi Planin Ahtisari.

Nga ana e tij, Kryetari i Asamblesë së Këshillit të Evropës ka ofruar mbështetjen e vazhdueshme për reformat si dhe ka vlerësuar kontributin personal e të efektshëm të Presidentit Topi për nxitjen e reformave, ekuilibrimin e jetës politike dhe bashkëpunimin mes pozitës e opozitës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›