E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Polonisë, Leh Kazinski, për Festën Kombëtare.

11 nëntor 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Polonisë, Leh Kazinski, me rastin e Festës Kombëtare.

“Është kënaqësi e veçantë për mua që me rastin e Festës Kombëtare të Polonisë, t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik polak, urimet më të ngrohta e më të përzemërta!

Më lejoni, Zoti President, të shpreh bindjen time në konsolidimin e thellimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve tona, si dhe të vë në dukje se ne çmojmë lart mbështetjen që Polonia i jep Shqipërisë në përpjekjet e saja drejt integrimit europian”, - thuhet në mesazhin e Kryetarit të Shtetit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›