Presidenti Topi zhvillon një vizitë pune në qytetin e Rrëshenit.

6 mars 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit, zhvilloi sot një vizitë pune në qytetin e Rrëshenit, ku është mikpritur nga Kryetari i Bashkisë së qytetit, Gjon Dedaj, deputeti i Mirditës Gjovalin Prenga, Nënprefekti Gjon Pjetri si dhe përfaqësues të tjerë të strukturave vendore e banorë të Rrëshenit.
Në fillim të kësaj vizite pune, Kryetari i Shtetit zhvilloi një takim me pushtetarë vendorë në Bashkinë e Rrëshenit, të cilët i kanë dorëzuar titullin “Qytetar Nderi” të akorduar nga Këshilli Bashkiak me motivacionin “Për kontribut të veçantë në politikën kombëtare të bashkëjetesës dhe promovimin e vlerave shoqërore e kulturore të krahinës së Mirditës.”