Presidenti Topi uron të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë me rastin e Festës së Sulltan Novruzit.
22 mars 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit, në të cilin shpreh urimet më të mira me rastin e Festës së Sulltan Novruzit.
”I nderuar Kryegjysh Botëror i Bektashinjve,
Të nderuar besimtarë bektashinj të Shqipërisë!
Gëzuar festën e Sulltan Novruzit! Në këtë ditë të shënuar feste dëshiroj të jem pranë jush, pranë çdo vatre dhe familje, pranë çdo besimtari që vjen në këtë ditë feste me shpresë dhe mirësi.
Uroj që kjo ditë e sakrificës për jetën, e shpresës për të ardhmen, e dashurisë për Zotin, ta ketë gjetur secilin nga ju me dashuri më të madhe për Shqipërinë dhe familjen!
Gëzuar dhe urime, Zoti bekoftë ju, familjet tuaja dhe atdheun tonë!” – thuhet në mesazhin e urimit të Presidentit Topi.