E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron z. Thaçi për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e së shtunës në Kosovë.

18 nëntor 2007

Presidenti Topi pati sot një bisedë telefonike me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, të cilin e uroi për fitoren e arritur në zgjedhjet e 17 nëntorit në Kosovë në një proces demokratik e të lirë, i cili premton për përparime të mëtejshme të Kosovës e qytetarëve të saj nën udhëheqjen e z. Thaçi.

Gjatë komunikimit telefonik me z. Thaçi, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë që ka konstituimi në kohë i institucioneve të reja si një dëshmi më shumë se Kosova është e aftë dhe plotësisht e gatshme për statusin e pritshëm të pavarësimit të saj.

Nga ana e tij z. Hashim Thaçi e ka falenderuar Kreun e Shtetit për urimet e përzemërta dhe vlerësimet për zgjedhjet e një dite më parë.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë për ruajtjen e kontakteve në funksion të një bashkëpunimi më të ngushtë shumëplanësh mes Shqipërisë e Kosovës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›