E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton emërim gjyqtari nr. 5515, dt. 14.11.2007

D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, dhe të nenit 20/a, pika 3, të ligjit nr. 8436, datë 28.12.1998 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të ligjit nr.8136, datë 31.07.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

D e k r e t o j

Neni 1

1. Brikena LUBONJA, caktohet gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje.

2. Elvana ÇIÇOLLI, caktohet gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

3. Arbena AHMETI, caktohet gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje.

4. Sokol IBI, caktohet gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

5. Klodian RADO, caktohet gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

6. Marçela SHEHU, caktohet gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

7. Migena LASKA, caktohet gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

8. Selvie GJOÇAJ, caktohet gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.

9. Bezart KAÇKINI, caktohet gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

10. Arbana SELMANAJ, caktohet gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 5515
Tiranë, më 14.11.2007

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›