Presidenti i Këshillit Evropian uron Ramën: Pres me padurim t’Ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka uruar Kryeministrin Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Urimet më të ngrohta, i dashur Edi për këto rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Pres me padurim t’Ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, shkruan Costa në një postim në platformën X.
Më herët kryeministrin Rama e ka uruar edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković si dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
/r.e/j.p/