E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Libanit: Takimi me Netanyahu vetëm kur Izraeli të ndalë sulmet

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka deklaruar se çdo takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu mund të ndodhë vetëm pasi të arrihet një marrëveshje sigurie dhe të ndalen sulmet izraelite ndaj Libanit.

Në një deklaratë nga zyra e tij, Aoun theksoi se “moment i duhur për një takim të tillë nuk është tani”.

“Duhet së pari të arrijmë një marrëveshje sigurie dhe të ndalen sulmet izraelite ndaj nesh, para se të diskutojmë çështjen e një takimi midis nesh”, është shprehur Joseph Aoun.

Presidenti Aoun i bëri këto deklarata gjatë një takimi me ligjvënësit libanezë. Ai njoftoi se takimi i tretë midis ambasadorëve të Libanit dhe Izraelit në Uashington do të zhvillohet “në ditët në vijim”.

Libani, sipas Aoun, është “i gatshëm të përshpejtojë ritmin e negociatave”, duke theksuar se “nuk ka kthim prapa nga rruga e negociatave, sepse nuk ka alternativë tjetër para nesh”.

Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për unitet kombëtar në këtë moment delikat.Ky pozicion vjen pasi Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një takim të drejtpërdrejtë midis dy udhëheqësve, në kuadër të përpjekjeve për të stabilizuar situatën në kufirin libano-izraelit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›