E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidentja Pula pranon Raportin e Progresit të Komisionit Evropian: Anëtarësimi në BE mbetet synim i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula priti këtë të mërkurë në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, i cili i dorëzoi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Pula theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e reformave. Ajo shtoi se Kosova është vend proevropian dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Kosovës dhe se institucionet e vendit janë të përkushtuara për avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit, funksionimin demokratik të institucioneve dhe përmbushjen e standardeve evropiane.

Nga ana tjetër, ambasadori Schuebel e përgëzoi Presidenten Shiroka Pula për qasjen e saj konstruktive dhe përpjekjet për të kontribuar për frymën e bashkëpunimit dhe unitetit në skenën politike të Kosovës.

Presidentja gjithashtu vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me BE-në në avancimin e agjendës evropiane të vendit.

Ndërkohë, Kosova vazhdon të ngecë në disa nga reformat kryesore që duhet ta afrojnë me Bashkimin Evropian.

Gjyqësori nuk ka shënuar asnjë përparim, lufta kundër korrupsionit ka dhënë rezultate të kufizuara, ndërsa krizat politike kanë dobësuar funksionimin e institucioneve.

Kjo është tabloja që paraqet Komisioni Evropian në raportin e tij për Kosovën për vitin 2026, ku paralajmëron se ndikimet politike dhe ekonomike në sistemin e drejtësisë mbeten pengesë serioze për pavarësinë e tij dhe, në disa aspekte, madje janë intensifikuar.

Raporti evidenton rënie të numrit të vendimeve përfundimtare dhe dënimeve për korrupsion të nivelit të lartë, si dhe mangësi në mbikëqyrjen parlamentare të Qeverisë.

Megjithatë, jo të gjitha vlerësimet janë negative. Komisioni vëren përparim në administratën publike, zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, që mundësoi heqjen e masave ndëshkuese të BE-së.

Lajme të Sugjeruara

Kurti takon gjeneralin amerikan Osborn, diskutohet për transformimin dhe modernizimin e FSK-së

Kurti takon gjeneralin amerikan Osborn, diskutohet për transformimin dhe modernizimin e FSK-së

Dialogu në ngërç, çfarë kartash ka ende BE-ja?

Dialogu në ngërç, çfarë kartash ka ende BE-ja?

Dialogu në ngërç, çfarë kartash ka ende BE-ja?

Marrëveshje të pazbatuara, dialog i bllokuar politik dhe kritika të reja nga Bashkimi Evropian. Në raportet e sivjetme të progresit, Komisioni Evropian kritikon Kosovën dhe...

16:17 | 04/11/2026

Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyç për integrim

Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyç për integrim

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›