Prezantohet projekti për ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë në lagjen “Mark Lula” Shkodër

TIRANË, 8 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci mori pjesë sot në takimin, ku u prezantua projekti për ndërtimin dhe shtimin e kapaciteteve të sistemit të furnizimit me ujë në lagjen Mark Lula.
Takimi u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellësit, ku Beci së bashku me drejtorin Flauers Shoshi u njohën me këtë projekt, një investim i rëndësishëm që garanton furnizim 24 orë me ujë të pastër për rreth 6100 banorë dhe 1500 abonentë të rinj.
Sipas Becit, projekti përfshin ndërtimin e rrjetit të ri, instalimin e matësve modernë, sistemin SCADA për monitorim në kohë reale dhe ndërlidhjen me rrjetin ekzistues të qytetit.
“Një hap konkret drejt një shërbimi më cilësor të furnizimit me ujë për komunitetin e lagjes “Mark Lula””, tha Beci.
Gjatë takimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellësit, të pranishëm kryetari i bashkisë Sh... 1 nga 6/e.i//r.e//a.f/