Shijak, aksion për lirimin e hapësirave publike

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Ekipet e Policisë Bashkiake në Shijak kanë nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike nga zaptuesit.
Në një postim në rrjetet sociale kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana u shpreh se “hapësirat e përbashkëta janë të gjithë qytetarëve”.
“Mjediset e përbashkëta nuk janë për përfitim personal. Jemi të vendosur t’i kthejmë banorëve të Shijakut çdo metër katror të mjediseve publike që i takojnë”, tha ai.
Arbana bëri të ditur se, për ata që bllokojnë hapësirat publike do të merren masa që shkojnë edhe përtej gjobave.
/e.xh//r.e//a.f/