E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, hidhet molotov ndaj fadromave të IKMT

Tensionet në zonën e Thethit janë përshkallëzuar ndjeshëm, ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur.

Vizion Plus mëson se disa persona kanë sulmuar me molotov ndaj mjeteve të IKMT-së, si edhe mbi urën kryesore të lagjes “Gjelaj”.

Bëhet me dije se nga sulmi nuk ka dëme.

Forcat e rendit rrethuan menjëherë zonën dhe kanë nisur operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Në përgjigje të situatës së tensionuar, forcat speciale FNSH janë nisur nga Tirana për të mbështetur autoritetet lokale dhe për të garantuar sigurinë publike.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›