E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën shoferi 34 vjeç

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e Pogradecit. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin, çka ka çuar në aksidentin fatal.

Fatkeqësisht, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të emergjencës, A. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›