E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRAT/ Rokadë në kupolën e Policisë së Shtetit, ndryshime drejtuesish në disa komisariate të vendit

Ditën e sotme ka patur disa ndryshime drejtuesish në disa prej komisariateve në Policinë e Shtetit.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka mësuar lëvizjet e fundit në Polici dhe emërimet e shefave të rinj të komisariateve.

Bëhet me dije se Idriz Daulle, nga zëvendësdrejtor i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr.5 po në Tiranë.

Besmir Qebini nga Shef Komisariati i Policisë nr.5 emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.

Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.

Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.

Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›